Ndryshime qëndrimesh para samitit
31/08/2008
Ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier, tha gjatë një interviste për gazetën Frankfurter Allgemeine se Bashkimi Evropian duhet të luante një rol më të fortë për të parandaluar përshkallëzimet e mëtejshme mes të dyja vendeve.
Por në një artikull të gazetës Observer, kryeministri britanik Gordon Brown, ia ka lënë pjesën më të madhe të fajit Rusisë duke thënë se marrëdhëniet normale me Moskën tani ishin të pamundura.
Ai i bëri gjithashtu thirrje BE-së të ulte varësinë ndaj naftës ruse dhe të fillonte të vepronte përsa i takon kësaj çështjeje.
Udhëheqësit e BE-së takohen të hënën për të diskutuar kundërpërgjigjen e tyre ndaj krizës. /bbc/


