Please enter at least 3 characters.

Ndonëse është një gjeni i futbollit - Messi përmend superfuqinë që do të donte ta kishte

2024/10/messi-3.png

Lionel Messi ka zhvilluar së fundmi një intervistë me ekspertin e transferimeve, Fabrizio Romano.

Mes tjerash, gazetari italian e ka pyetur legjendën argjentinase se çfarë superfuqie do dëshironte ta posedonte.

"Ne e dimë që ju jeni një adhurues i personazheve superhero - çfarë superfuqie do të dëshironit të kishit?", Messi u pyet gjatë intervistës së tij me Romanon.

Argjentinasi u përgjigj: "Padukshmëri, padukshmëri ose fluturim, por padukshmëria është më afër".

Messi dihet se feston golat e tij në Inter Miami duke imituar veprimet e superheronjve të ndryshëm.

Në një rast, ai bëri gjeste si Spiderman për të festuar golin e tij. /Telegrafi/