Please enter at least 3 characters.

“Ndihmuan Man Utd të fitonte”, suspendohen gjyqtarët që nuk dhanë penalltinë në favor të Wolves

2023/08/Man-Utd-vs-wolves.jpg

Gjyqtarët përgjegjës për dështimin për t'i dhënë Wolverhampton Wanderers një penallti flagrante kundër Manchester Unitedit janë hequr nga programi i delegimit të kësaj fundjave në ndeshjet e Ligës Premier.

Unitedi fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Wolves ndeshjen e javës së parë në Ligën Premier falë një goli të shënuar nga Raphael Varane.

Megjithatë, Wolves u dëmtuan në minutat shtesë të ndeshjes duke iu mohuar një penallti e pastër nga gjyqtari kryesor dhe ai përgjegjës i VAR-it.

Ishte portieri Andre Onana, i cili bëri një dalje të pakontrolluar duke goditur dhe rrezuar sulmuesin e Ujqve, Sasa Kalajdzic.

Por, gjyqtari kryesor Simon Hooper, gjyqtari i VAR-it Michael Salisbury dhe asistenti i VAR-it, Richard West, nuk vendosen për penallti dhe tashmë janë dënuar.

Sipas mediumit Daily Mail, treshja e gjyqtarëve janë hequr nga programi i delegimit të kësaj fundjave në ndeshjet e Ligës Premier.

Trajneri i Wolves, Gary O'Neil tha se ai kishte marrë një kërkim-falje nga shefi i gjyqtarëve Jon Moss për gabimin dhe gjyqtarët përfshirë nuk do të jenë në krye të ndeshjeve këtë fundjavë.

Në anën tjetër, shefi i delegimit të gjyqtarëve, Howard Webb dëshiron që gjyqtarët të marrin më shumë përgjegjësi për vendimet e pasakta këtë sezon dhe ka qenë në kontakt me Wolves.

Ndeshjet e javës së dytë në Ligën Premier zhvillohet gjatë të premtes, shtunës, dielës dhe hënës. /Telegrafi/