Please enter at least 3 characters.

"Ndiej një dhimbje zemre që është e pamundur të durohet", fjalët e bashkëshortes për Shpat Kasapin

Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi, ka publikuar së fundmi një InstaStory me përmbajtje të fortë emocionale.

Ajo ka shpërndarë një mesazh mallëngjyes, ku shpreh dhimbjen e mungesës për të.

“Kur më mungon, ndiej një dhimbje zemre që është e pamundur të durohet", ka shkruar ajo.

Foto: Instagram

Tutje tha: "Kështu do të të kujtoj, derisa të takohemi sërish”.

Mesazhi shoqërohet me 'emoji' të zemrës së thyer dhe fytyrës së trishtuar, duke reflektuar një gjendje të thellë emocionale.

I njëjti ndërroi jetë në muajin nëntor si pasojë e një sulmi në zemër, derisa ishte në Itali.

Ai ka lënë pas bashkëshorten Selvije dhe djalin, Roelin. /Telegrafi/