Ndeshjet gjysmëfinale në turneun e CS:GO për femra – ESL Impact Katowice
Katër skuadrat më të mira të femrave do të përballen nesër (e diel) për çmimin e vendit të parë prej 50.000 dollarësh në Katowice të Polonisë.
Dy skuadrat me arritje më të mëdha në skenën e CS:GO për femra, Nigma Galaxy dhe Furia fe së bashku me dy skuadrat tjera Na’Vi Javelins dhe B4 fe do të garojnë për çmimin e vendit të parë në Katowice.
Gjysmëfinalja e parë do të luhet ndërmjet Na’Vi Javelins dhe B4 fe duke filluar nga ora 10:30 nesër (e diel) në formatin ‘Bo3’.
Nderkaq ndeshja e cila konsiderohet si finale para finales do të luhet ndërmjet Nigma Galaxy dhe Furia fe nga ora 14:00.
Finalja e madhe do të zhvillohet gjithashtu të dielën duke filluar nga ora 18:00 në formatin ‘Bo3’.
Për vendin e parë do të ndahen 50.000 dollarë, ndërsa gjithsej në grupin e çmimeve për tetë skuadrat pjesëmarrëse ndahen 100.000 dollarë.
Favorit i këtij turneu padyshim se është ekipi Nigma Galaxy në krye me lojtaren e cila u zgjodh më e mira për femra ‘Ana’. /Telegrafi/


