Ndeshjet e treta luhen në mesjavë,orari i gjysmëfinaleve në basketboll
“Play-off”-i i ProCredit Superligës po sjell super ndeshje, dramë dhe adrenalinë në arenat e basketbollit.
Çdo sfidë është vendimtare dhe shumë e rëndësishme. Seria gjysmëfinale është barazuar në 1:1, duke premtuar spektakël në sfidat e ardhshme.
Bashkimi - Bora përballen në një super takim të mërkurën, ku të dy skuadrat synojnë të avancojnë 2:1. Ndeshja e parë përfundoi 73:70, derisa e dyta 76:75, me dy përballje dramatike, ashtu siç pritet edhe sfida e tretë.
Trepça - Peja ndeshen sërish në një betejë për të pasur epërsinë në gjysmëfinale. Dy gjigantët e basketbollit duan fitore, e më pas edhe të kalojnë në finale. Takimi i parë përfundoi 86:78, kurse i dyti 95:93, në një sfidë të jashtëzakonshme.
Pas katër ndeshjeve dramatike e të zjarrta, sfida të jashtëzakonshme priten edhe në mesjavë.
Skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finale.
Biletat e ndeshje gjysmëfinale i gjeni në basketbolli.kick-tick.com
Gjysmëfinalet III
E mërkurë
19:30 Bashkimi - Bora
E enjte
19:30 Trepça - Peja


