“Ndeshja Prishtina- Sivasspor, shumë e rëndësishme për atë kohë” – Zogiani kujton përballjen me Roberto Carlosin
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-futbollisti i njohur kosovar Visar Zogiani, i cili foli për rrugëtimin e tij në futboll, momentet më të veçanta të karrierës dhe opinionet e tij rreth futbollit vendor dhe atij evropian. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Zogiani mes tjerash ka kujtuar kohën kur Prishtina kishte luajtur ndeshje miqësorë me klubin e njohur turk Sivasspor.
“Po, në Prishtinë kam qenë. Edhe ne nuk mund ta besonim njëherë sepse ka qenë shumë e vështirë, sidomos me ekipe si Sivasspori që atë kohë ka qenë goxha mirë në ligën turke”.
“Nuk e kemi besuar që aq lehtë po organizohet sepse ka pasur gjithmonë fjalë do të vijë një ekip këtu, do të organizojë ky ekip me atë, por kur erdhi Sivasspori edhe ‘Profa’ qysh di me i bë këto të mëdha dhe t’i jap rëndësi, inati që mos të humbasim”.
“Ka qenë ndoshta Kushtrim Mushica nuk hidhërohet me mua, por kanë qenë dy gabime që ia kanë mundësuar atyre fitoren”, ka thënë Zogiani mes tjerash.
Episodin e plotë me Visar Zogianin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/


