Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë një foshnje shtatë muajshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

2024/12/klinika-e-femijeve-SK-e1734361404973.png

Një foshnjë shtatë muajshe ka ndërruar jetë mbrëmë në terapi intensive në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

Drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi, tha se foshnja ka pasur problem gjenetik dhe i janë dëmtuar disa organe.

Sipas Memedit, janë respektuar të gjitha procedurat dhe trajtimet dhe nuk ka pasur asnjë gabim mjekësor.

Ai thotë se është një presion i pabazuar ndaj Klinikës dhe personelit shëndetësor në këtë institucion.

Trupi i foshnjës është dërguar në Patologji për autopsi.