Please enter at least 3 characters.

Ndërroi jetë atdhetari i shquar Smajl Haradinaj

2016/01/f.0508021623926_m.jpg

Haradinaj është njëri prej ideologëve dhe organizatorëve të shquar të Lëvizjes sonë kombëtare të viteve ’70-’80-të, bashkëveprimtar i Metush Krasniqit, Adem Demaçit, Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës etj., kryetar i Komitetit të Vendit të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi në Deçan dhe për një periudhë edhe kryetar i të gjitha Komiteteve të Rretheve të LNÇKVSHJ-së që vepronin brenda në Kosovë.

I dënuar në gusht të vitit 1981 me 14 vjet burgim për veprimtari atdhetare, është njëri prej të burgosurve politikë më të torturuar e më të keqtrajtuar në burgjet jugosllave pas Luftës së Dytë Botërore, por njëherësh është edhe njëri ndër të burgosurit politikë më të pathyeshëm.

Është i burgosuri i fundit që është liruar pas amnistisë në vitin 1991.

Varrimi i atdhetarit Smajl Haradinaj do të bëhet në Varrezat e Heronjve të Dukagjinit, në Kompleksin Memorial të UÇK-së, në Gllogjan – ndërsa për kohën e arritjes së arkivolit nga Suedia në vendlindje, shokët, miqtë, bashkëvuajtësit dhe opinioni e gjerë do të njoftohen ndërkohë. /Telegrafi/