Please enter at least 3 characters.

Nderim i përjetshëm për heroin Elez Berisha – homazhe në kujtim të sakrificës për liri

Sot, pranë varrit të dëshmorit Elez Berisha, u mbajtën homazhe për të nderuar jetën dhe sakrificën e tij në shërbim të lirisë së vendit.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë të shumtë, të cilët me përulësi kujtuan figurën e tij heroike.

Në një atmosferë të ngarkuar me emocione dhe krenari, të pranishmit vendosën lule mbi varrin e tij dhe sollën në kujtesë kontributin e jashtëzakonshëm të Elez Berishës për çlirimin e vendit.

Fjalët e ngrohta dhe mirënjohëse nga familjarët dhe bashkëluftëtarët vlerësuan qëndresën, trimërinë dhe përkushtimin e tij ndaj atdheut, përcjell Telegrafi.

"Sakrifica e Elez Berishës nuk harrohet. Ai është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e kujtesës sonë kolektive dhe frymëzim për brezat që vijnë," – u tha ndër të tjera gjatë ceremonisë.

Këto homazhe janë dëshmi e respektit të vazhdueshëm për ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Lavdi jetës dhe veprës së Elez Berishës!/Telegrafi/