Please enter at least 3 characters.

Ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri

2022/03/ndalohen-qeset-plastike-1139x720-1.jpg

Me 80 vota pro 26 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi miraton projektligjin, i cili parashikon ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri.

Sipas këtij akti, ndalimi final i prodhimit apo hedhjes në treg të qeseve plastike është 1 qershori i këtij viti ku pas kësaj date, parashikohet ndalimi total i përdorimit të qeseve plastike duke u bërë vendi i parë në Europë që ndërmerr një veprim të tillë./A2 CNN