Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, gjendet marihuanë në makinën e tij

mpb drogë
mpb drogë
mpb drogë

MPB Maqedoni njofton se dje 08.07.2026, në orën 20:00, në Pikën Kufitare “Deve Bair”, në dalje nga shteti, zyrtarë policorë e privuan nga liria Ç.A. (40) nga Republika e Shqipërisë.
"Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të një automjeti transportues “Volvo” me targa të Shqipërisë, të cilin ai e drejtonte, në kabinën e tërheqësit u gjetën dhe u konfiskuan 24 paketime me marihuanë".
"Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa Ç.A. është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.