Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një person në Strumicë, kapet me lëndë narkotike

2024/07/aksident-policia-mk.png

MPB njofton se ka ndaluar një 53-vjeçar nga Strumica, i cili dyshohet për tregti me lëndë narkotike.

"Më 18.05.2025 në orë 21:35 në Strumicë, policia nga SPB Strumicë kanë ndaluar Z.R. (53) nga Strumica.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan marijuanë dhe fara të bimës së kanabisit.

Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa për incidentin është informuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës./Telegrafi/