Natalie Portman bëhet nënë për herë të tretë, fëmija i parë me Tanguy Destable
Natalie Portman është bërë nënë për herë të tretë, duke mirëpritur fëmijën e saj të parë me partnerin Tanguy Destable.
Sipas People, aktorja dhe muzikanti francez janë bërë prindër muajin e kaluar në Paris.
Portman, 45 vjeçe, ka edhe dy fëmijë të tjerë, Aleph, 14 vjeç, dhe Amalia, 9 vjeçe, nga martesa e saj e mëparshme me Benjamin Millepied, shkruan DailyMail.
Aktorja dhe Destable janë në një lidhje që nga marsi i vitit 2025 dhe janë parë rrallë së bashku në publik.
Në prill, Portman konfirmoi shtatzëninë dhe u shpreh se të dy ishin shumë të emocionuar për ardhjen e fëmijës.
“Unë dhe Tanguy jemi shumë të emocionuar. Jam thjesht shumë mirënjohëse. E di që është një privilegj dhe një mrekulli”, kishte deklaruar ajo.
Portman kishte treguar gjithashtu se e përjetoi këtë shtatzëni me më shumë mirënjohje dhe qetësi, duke thënë se e vlerësonte çdo moment, pasi mund të ishte hera e fundit që përjetonte një shtatzëni. /Telegrafi/


