Please enter at least 3 characters.

Nata finale “Ditët e bashkatdhetarëve” gjallëron Shtimen

2024/08/453414979_816588220597365_3584760541489682481_n-e1722938129132.jpg

Për tri ditë me radhë, Komuna e Shtimes ka organizuar aktivitete të ndryshme për nder të bashkatdhetarëve.

Këto aktivitete mbrëmë përfunduan me koncert festiv nga Asambli i Këngëve dhe Valleve “Ilirida” dhe këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi-Dani.

"Performanca nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve "Ilirida", na magjepsi dhe solli gjallëri në zemrën e qytetit", thuhet në njoftimin e bërë nga komuna e Shtimes.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se" këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi - Dani, i shtoi edhe më shumë dimension magjik mbrëmjes me zërin e tij të paharrueshëm”, derisa ka falënderuar qytetarët e shumtë e në veçanti mërgimtarët që morën pjesë dhe e bënë këtë ngjarje për t'u mbajtur gjatë në mend.

Festivali “Ditët e bashkatdhetarëve” është tashmë tradicional dhe organizohet nga Komuna e Shtimes, i cili po krijon atmosferë dhe momente të paharrueshme me aktivitete dhe argëtime për të gjithë pjesëmarrësit./Telegrafi/