Napoli nuk ofron aq sa kërkon Kvaratskhelia - aktualisht gjeorgjiani ka pagë shumë të ulët
20/10/2024
Sipas La Gazzetta dello Sport, agjenti i Khvicha Kvaratskhelia ka kërkuar 8 milionë euro në sezon për t'u zgjatur kontratën me klubin nga “Stadio Maradona”, por Napoli nuk do të ofrojë më shumë se 6 milionë euro plus bonuse. Napoli dhe ylli i tyre Kvaratskhelia vazhdojnë negociatat për një zgjatje të kontratës, por të dy palët duken ende shumë larg arritjes së një marrëveshjeje.Sipas raportit të fundit nga gazeta Gazzetta dello Sport, agjenti i lojtarit ka kërkuar 8 milionë euro neto deri në qershor 2029, por Napoli nuk do të ofrojë më shumë se 6 milionë euro plus bonuse.


