Please enter at least 3 characters.

Napoli fiton në çastet e fundit

2016/01/napoli-fiton-n-euml-ccedil-astet-e-fundit_hd.jpg

Napolitanët, që këtë sezon janë pa dyshen shqiptare Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami, kaluan herët në epërsi me Jose Maria Callejon pas vetëm tre minutash lojë.

Por ata e humbën atë në fund të pjesës së parë kur Maricio Pinilla barazoi rezultatin në 1-1.

Sfida ishte e baraspeshuar deri në fund të takimit, kur derisa të gjithë pritnin ndarje të pikëve, Guzman shënoi për të marrë tre pikët për Napolin.

Nga ndeshjet tjera në javën e parë të Serie A, Udinese ka fituar më bindshëm duke mposhtur si nikoqir Empolin me rezultat 2-0. /Telegrafi/