“Nallane” e Florit, hit edhe në Brazil (Video)
13/07/2015
Flori Mumajesi ka shpërndarë një video në Instagramin e tij, ku shihet një vajzë dhe një djalë duke kënduar këngën më të fundit të këngëtarit “Nallane”.
Por, ajo që e bën më të veçantë këtë fakt është se këta të rinj janë brazilian dhe në video shfaqen duke kënduar shqip.
“Kush tha që brazilianet nuk dinë të këndojnë shqip?”, ka shkruar në Instagram, Flori. /Telegrafi/


