Please enter at least 3 characters.

Nainggolan nuk ia del, Roma pa belgun në derbi ndaj Lazios

2017/11/GettyImages-870610632-1.jpg
236:"FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 05: Radja Naiggolan of AS Roma in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and AS Roma at Stadio Artemio Franchi on November 5, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma ka marrë një lajm të keq nga infermieria për Radja Nainggolanin.

Mesfushori belg ka pësuar lëndim me Kombëtaren e tij dhe u detyrua të largohet para kohe nga grumbullimi.

Nainggolan ishte kthyer në Romë për tu riaftësuar, por megjithatë ai nuk ia ka dalë të bëhet gati.

Kësisoj ‘Ninja’ do të jetë mungesa e madhe e Romës në derbin e së shtunës përballë Lazios.

Belgu nuk ia ka dalë të riaftësohet dhe do të jetë një mungesë për trajnerin Eusebio Di Francesco.

Në pozitën e Nainggolanit, pritet të startojë talenti i madh italian Lorenzo Pellegrini që ka pasur paraqitje të mira me Romën këtë edicion.

Roma aktualisht zë pozitën e pestë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara, një më pak se Lazio në pozitën e katërt.

Kujtojmë që ‘Giallorosët’ dhe ‘Biancocelestët’ kanë nga një ndeshje më pak se skuadrat tjera ndaj Sampdorias respektivisht Udineses. /Telegrafi/