Kreu i AAK-së në Pejë, Naim Sahiti, ka publikuar një hartë që publikohet për herë të parë në online. Sipas tij, me këtë hartë dëshmohet se me marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, Kosova humbë toka të mëdha.
“Arsye shtesë për të protestuar. Peja do të jetë masovikisht si ansjeher më parë nesër në Sheshin Skenderbeu në ora 14.Fakte te reja mbi humbjen e tokës me Demarkacionin me Malin e Zi.Në hartën e më poshtme, sipas zonave kadastrave të Komunës së Pejës, janë paraqitur parcelat kadastrale që i përkasin Kosovës, dhe në rast të ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në këtë variant aktual sipas Murat Mehës, Kosova këto parcela do ti humbet dhe do ti kalojnë Malit të Zi.Për shkak të kryeneçësisë së 2 apo 3 personave, a ja vlen të humbet e gjithë kjo tokë!Të dhënat (mbi parcelat) janë të organizatës “Serbijashume” e cila deri në vitin 1999 ka vepruar edhe në Kosovë ku ka bërë menaxhimin e pyjeve” (sic.), ka shkruar Sahiti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/