“Na trajtuan padrejtësisht mua dhe Messin”, Neymar flet për largimin nga PSG-ja
Neymar është rikthyer për të folur për kohen e tij tek Paris Saint-Germaini, duke pranuar se largimi nga kampioni francez u bë me një shije të hidhur. Braziliani dha mendimin e tij për mënyrën se si përfunduan gjërat tek PSG-ja, duke i përmendur momentet e mira dhe të këqija nga shtatë vitet e tij në Paris.“Viti im i parë në Paris ishte fantastik. Unë u prita mjaft mirë nga tifozët, por dy ose tri vitet e fundit nuk kanë qenë të njëjtat nuk ishte e jashtëzakonshme mënyra se si u trajtova, e njëjta vlen edhe për Lionel Messi”.Krahas faktit se fitoi disa tituj të ndryshëm tek PSG-ja, Neymar zbuloi tensionet mes bordit të klubit dhe tifozëve.Ai madje tregoi se si një grup tifozësh ishin mbledhur jashtë shtëpisë së tij, duke i kërkuar që të largohej.


