Please enter at least 3 characters.

Muzeu "Madame Tussaud" i Amsterdamit zbulon figurën prej dylli të Dua Lipës

2019/04/Dua-Lipa-9.jpg
299:"INGLEWOOD, CA - NOVEMBER 30: (EDITORS NOTE: Image has been converted to black and white.) Dua Lipa performs onstage during 102.7 KIIS FM's Jingle Ball 2018 Presented by Capital One at The Forum on November 30, 2018 in Inglewood, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare tashmë ka nisur punën për albumin e ri, i cili do të jetë krejtësisht ndryshe prej të parit.

Fama e madhe e bukuroshes sonë ka bërë që shumë muze të shfaqin interesim që të kenë figurën e saj prej dylli.

(Foto Instagram)

Zeshkania tashmë është bërë me një të tillë edhe në Amsterdam, ku muzeu "Madame Tussaud" ka zbuluar figurën e 23-vjeçares.

" Faleminderit Madame Tussauds Amsterdam për një krijim tjetër përtej momentit surreal duke parë një kopje time prej dylli. Kush mund të mendojë se ku kam veshur rrobat që janë të punuara prej dylli?", ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale Dua.

Ndryshe, Lipa ka figurën e saj prej dylli edhe në muzeun Madame Tussaud të kryeqytetit britanik, Londër. /Telegrafi/