Please enter at least 3 characters.

Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e hoxhë Asllan Muratit: Ishte besnik i frymës së Ibrahim Rugovës

2019/10/71960508_2433744083358481_8997376664535040_n.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hoxhës Asllan Murati nga Mitrovica.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mulla Asllani ishte besimtar i pamposhtur dhe besnik i frymës së Ibrahim Rugovës.

Postimi i plotë:Të nderuar familjarë dhe bashkbesimtarë të Mulla Asllan MuratitJu shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta e Kryeimamit të Mitrovicës, këtij veprimtari dhe patrioti tanë të shquar!Gjithherë kisha kënaqësinë ta takoja Mulla Asllanin në Mitrovicë dhe Prishtinë. Besimtarin e pamposhtur dhe besnikun e frymës së Ibrahim Rugovës. Njeriun, që së bashku me prof Latif Berishën ktheu dhe ruajti eshtrat e Isa Boletinit deri në rivarrimin në Kullën e Boletinit.Është privilegj të përjetosh një periudhë afërsie me Mulla Asllanin, sikurse është nderë të kujtosh njeriun me virtyte të larta kombëtare e fetare. /Telegrafi/