Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Garojmë të dalim të parët, një armatë e tërë kundërshtarësh është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm të LDK-së

2020/11/Isa-Mustafa-konference-per-arritjen-e-marreveshjes-LVV-dhe-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se po garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të dalur e para.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se “Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj”.

“Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa  portaleve, nuk është veçori e LDK-së”, shkruan ndër të tjera Mustafa.

Postimi i plotë:LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa  portaleve, nuk është veçori e LDK-së.Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj.Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është  të bëjnë zhurmë. /Telegrafi/