Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Do të vazhdojmë përkrahjen për prodhuesit vendor

2019/11/Besian-Mustafa-foto-Ridvan-Slivova-07-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës së sotme priti në takim kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ku diskutuan për gjendjen aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Shahini njoftoi ministrin Mustafa me sfidat e bizneseve vendore gjatë dhe pas pandemisë COVID-19.

Në anën tjetër, Mustafa theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim të përkrahjes së prodhuesve vendor, duke siguruar avancimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/