Musliu i quan luanë ish-krerët e UÇK-së: Në mungesë të tyre, Kosova po sulmohet nga qentë e armikut
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
05/11/2023
Sot bëhen tri vite nga publikimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Lidhur me këtë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se këto tri vjet janë padrejtësi.
Musliu në një postim në Facebook ka shkruar se “Gjykata speciale u themelua për t’i zbardhur pretendimet e Dick Martit e jo për qerime hesapesh personale e politike”.
“Një thënie e urtë thotë: “Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse do ju shqyejnë qentë e armikut tuaj”. Kosova sot në mungesën e këtyre luanëve po sulmohet çdo ditë nga qentë armikut.
Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/


