Please enter at least 3 characters.

Mushkolaj: AKR peshon aq sa ka fituar më 11 qershor (Video)

2017/09/imeri-1.png

Analisti Imer Mushkolaj, duke folur në RTV Dukagjini, ka thënë se AKR peshon aq sa ka fituar me 11 qershor.

“Rezultati i 11 qershorit na tregon se i ka mjaftuar AKR-së t’i fus katër deputetë në parlament të Kosovës. Nëse AKR mendon se do të mund të peshojë më rëndë në zgjedhjet lokale, është matematikë e gabuar”, tha Mushkolaj, duke folur për zgjedhjet rezultatet e mundshme të zgjedhjeve të  22 tetorit.

Këto komente Mushkolaj i bëri në emisionin “Debat D Plus” të udhëhequr nga gazetari dhe moderatori Ermal Panduri, sonte po debatohet për temën “Pritjet e AKR-së”. Panelistë në studio janë Arben Ahmeti, Imer Mushkolaj dhe Arbër Geci e Fatmir Matoshi nga AKR. /Telegrafi/