Mushkëri viçi për drekë të shijshme
Racion ideal për të gjithë adhuruesit e mushkërive që mund t’i shërbeni me cilëndo shtesëPërbërësit:- 4 copë mushkëri viçi;- 1 qepë;- 3 thelpinj hudhre;- ½ tufe majdanoz;- pak trumzë;- pak erëza të thata bimore;- 1 lugë miell;- 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar i ëmbël;- 1 lugë vaj;- 1 lugë gjalpë;- kripë dhe piper.
Në një enë qitni qepën e grirë imët dhe hudhrën, majdanozin dhe trumzën dhe marinoni me erëza bimore.
Në një enë tjetër përzieni miellin dhe specin e kuq të bluar të ëmbël dhe në atë tretje rrotulloni mushkëritë, dhe pastaj fërgoni nga të gjitha anët nga 3 minuta.
Qitni kripë dhe piper.
Lëngut në të cilin janë fërguar mushkëritë shtoni përzierjen e erëzave dhe fërgoni pak. Këto qitjani sipër mushkërive.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


