Please enter at least 3 characters.

Muriqi titullar i Lazios nga kjo javë, Inzaghi: Ai është i gatshëm

2020/10/esult_gol_Immobile_AS5_4409-scaled-1.jpg
130:"Roma 20/10/2020 - Champions League / Lazio-Borussia Dortmund / foto Insidefoto/Image Sport nella foto: esultanza gol Ciro Immobile
23:"www.imagephotoagency.it

Vedat Muriqi mund të luaj nga kjo javë titullar te Lazio.

Sulmuesi kosovar ka zhvilluar tanimë dy sfida me bardhekaltërtit duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Prizrenasi luajti fillimisht ndaj Sampdorias në kampionat e pastaj edhe ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Por nga kjo javë ai mund të vendoset në fushë nga minuta e parë dhe këtë e ka paralajmëruar trajneri i Lazios, Simone Inzaghi.

A është gati Muriqi për titullar? “Mendoj se po, në sulm kam fatin që i kam të gjithë në dispozicion. Muriqi e Caicedo të martën kanë ndihmuar shumë skuadrën, është i rëndësishëm edhe ai që hyn gjatë ndeshjes”, deklaroi Inzaghi.

“Immobile dhe Correa kanë qenë të jashtëzakonshëm, të dy të tjerët kanë bërë të njëjtën gjë kur kanë hyrë në fushë, do të shoh dhe do të vendos më pas se kush do të jetë titullar e kush jo”, tha trajneri i Lazios.

Kujtojmë që Muriqi pësoi një lëndim dhe humbi ndeshjet e para me Lazion, por ai tanimë është plotësisht i gatshëm për lojë.

26-vjeçari mund të inkuadrohet ndaj Bolognës nga minuta e parë në ndeshjen që zhvillohet të shtunën në Olimpico. /Telegrafi/