Please enter at least 3 characters.

Murati: Manipulantët kanë vendosur formën në krye të vlerave, e jo përmbajtjen

2016/07/konference-e-fundviti-e-ministrit-se-diaspores-Valon-Murati-foto-Ridvan-Slivova-8-1-e1468307922984.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se opinionit publik po i servohen tema triviale.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se manipulantët kanë vendosur formën në krye të vlerave.

Postimi i plotë i Muratit:“Ka kohë që opinionit publik, qoftë nga politikanët, qoftë nga mediat, i servohen dhe imponohen jo pa qëllim tema triviale. Paramendojeni, në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet se kush do t'i udhëheq bisedimet. Manipulantët në këtë shoqëri kanë vendosur formën në krye të vlerave shoqërore dhe e kanë zhvendosur përmbajtjen në margjina të shoqërisë”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/