Please enter at least 3 characters.

Munishi: Edhe Jose Mourinho po ta merrte në dorë Hajvalinë, nuk e kish ngritur siç e kam ngritur unë

2016/01/munishi-edhe-jose-mourinho-po-ta-merrte-n-euml-dor-euml-hajvalin-euml-nuk-e-kish-ngritur-si-ccedil-e-kam-ngritur-un-euml_hd.jpg

Trajneri kontrovers thotë se as Jose Mourinho, i cili njihet si trajneri më i mirë në botë në 10 vjetët e fundit, nuk do ta këndellte Hajvalinë më mirë sesa ai.

Kur e mori në dorë skuadrën prishtinase, ekipi bardh e kuq ishte në fund të tabelës, ndërsa me Munishin është ngritur në pjesën e epërme dhe nuk është larg vendit të parë.

“Ne do të vazhdojmë me rezultate pozitive, absolutisht. E them pa modesti: edhe Jose Mourinho po ta merrte në dorë Hajvalinë, nuk e kish ngritur siç e kam ngritur unë”.

“Lojtarët kanë reaguar pozitivisht kur kam ardhur dhe prej pozitës së fundit e kam ngritur ekipin, i cili mund ta marrë edhe pozitën e parë”, deklaroi Munishi për Zërin.