Please enter at least 3 characters.

MSN nuk do t'i gjuajë penalltitë, ja cilit lojtar iu është dhënë përgjegjësia (Foto)

2016/03/msn.jpg

Barcelona është skuadra më në formë në Evropë falë lojës spektakolare dhe rezultateve të mira.
Lideri i La Ligës ka shkëlqyer por kanë dështuar vetëm gjatë penalltive, duke humbur shtatë gjithsej këtë edicion.

Penalltitë janë bërë çështje te Barca, dhe Luis Enrique është i nevrikosur për këtë.

Trajneri spanjoll ka menduar t’ia heqë treshes Messi, Neymar dhe Suarez gjuajtjen e penalltive.

Messi ka humbur tri penallti, ndërsa nga dy i kanë humbur Neymar dhe Suarez.

Kështu që sipas medieve spanjolle prej ndeshjes së radhës, Ivan Rakitic do t’i ekzekutojë penalltitë te Barcelona. /Telegrafi/