Please enter at least 3 characters.

Mrekullia në rrënoja, 43-vjeçari mbijeton 8 ditë pas tërmeteve në Venezuelë

Një roje sigurie 43-vjeçar nga Venezuela është gjetur gjallë pas tetë ditësh i bllokuar nën rrënojat e një qendre tregtare në La Guaira, e cila u shemb pas një serie tërmetesh të fuqishme.

Sipas ekipeve të shpëtimit, ai ka arritur të mbijetojë në bodrumin e ndërtesës, ku kishte mbetur i izoluar që nga momenti i shembjes.

Pavarësisht kushteve ekstreme dhe mungesës së ushqimit e ujit, ai ka qëndruar gjallë deri në momentin e shpëtimit.

Autoritetet thonë se ky rast konsiderohet një mrekulli, ndërsa shtojnë se mund të jetë një nga rastet e fundit të të mbijetuarve që gjenden pas katastrofës, shkruan cnn.

Ndërkohë, situata mbetet dramatike, pasi rreth 50,000 persona raportohet ende të jenë të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në kushte të vështira.

Ngjarja ka sjellë shpresë mes tragjedisë së madhe që ka goditur vendin, duke treguar se ende mund të ketë të mbijetuar nën rrënoja.

Ndryshe, autoritetet venezuelase kanë bërë të ditur se deri më tani kanë vdekur mbi 2000 persona /Telegrafi/