Please enter at least 3 characters.

MPB Maqedoni: 665 shkelje të masës për mbajtjen e maskës

2020/09/maska-policia-mk.png

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit.

Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 665 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.

MPB ju bën apel qytetarëve që t'i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për të parandaluar sëmundjen COVID-19./Telegrafi/