Please enter at least 3 characters.

Mozzik bëhet emocional pranë vajzës: Ta falënderojmë Zotin për çdo buzëqeshje, e mos të ankohemi vetëm për lot

2019/05/55752853_620236831757286_7409104805577028915_n-e1558854841667.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, kaqenë mjaft i përfolur dis javë më parë bashkë me partneren e tij, Loredanën.

Akuzat kundrejt kësaj të fundit nga një çift zviceran, ka bërë që dyshja të përfliten gjithandej, teksa edhe u detyruan të marrin rrugën për në Kosovë, për të treguar versionin e tyre të ngjarjes.

Sido që të jetë, Mozzik vazhdon të jetë mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një footgrafi me vajzën e tij të vogël, Hanën në krah, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar disa fjalë emocionuese.

“Ta falënderojmë Zotin për çdo buzëqeshje, e mos të ankohemi vetëm për lot”, kanë qenë fjalët e reperit.

Ndërkohë, i njëjti ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë në treg projektin më të ri muzikor, në bashkëpunim me rap-artistin e ri, Dardan. /Telegrafi/