Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Të rinjtë paguajnë për taktikat

2016/01/f.1031195844402_m.jpg

Kampioni i Spanjës është duke vuajtur nga një krizë e lëndimeve në krahun e majtë dhe Mourinho ka vendosur që të mos shfrytëzojë Nachon, talentin e Real Madrid B, por në vend të tij e shfrytëzoi Essienin.

“Ne luajmë me sisteme të ndryshme, ata kanë model tjetër. Lojtarët e Real Madrid B luajnë në pozita që nuk ekzistojnë në ekipin e parë, sikurse për shembull Jese që luan si gjysmë-sulmuesi. Lojtarët tanë në krah luajnë më në sulm, ndërsa te Castilla është ndryshe. Këto aspekte të lojës, që dallojnë, bëjnë të rinjt që të paguajnë”, ka thënë Mourinho.  /Telegrafi/