Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Pogba qëndron te Unitedi, unë dhe klubi nuk duam ta shesim

2018/05/Mourinho-Pogba.jpg
296:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 31: Paul Pogba of Manchester United speaks to Jose Mourinho, Manager of Manchester United during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester United at Wembley Stadium on January 31, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho ka folur për të ardhmen e mesfushorit të tij te Manchester Unitedi, Paul Pogbas.

Mesfushori francez është duke zhvilluar sezonin e tij të dytë te Unitedi, pasi rikthimit të tij nga Juventusi për një shifër totale mbi 100 milionë euro.

Megjithatë, e ardhmja e tij gjithmonë ka qenë një temë diskutimi me francezin, i cili nuk ka arritur ta tregojë asnjëherë nivelin e tij real.

Shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij dhe pritej një largim nga Old Trafford gjatë verës, por Mourinho ka mohuar diçka të tillë.

Paul Pogba (Getty Images)

"Mendoj se ai do të jetë këtu sezonin e ardhshëm. Kjo është ndjenja ime", ka thënë fillimisht Mourinho përpara udhëtimit të së enjtes në West Ham.

"Mund të jap garanci se nuk dua që ai të largohet".

"Mund t'ju jap garanci se klubi nuk dëshiron ta shesë atë dhe unë mund t'ju jap garanci se ne nuk kemi ndonjë qasje largimi prej tij, agjentit të tij ose nga ndonjë klub".

"Pra, në këtë moment, për mua, ai qëndron", përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/