Mourinho po përgatit një surprizë të madhe për Alexander-Arnold te Real Madridi
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, po shqyrton mundësinë për t’i dhënë Trent Alexander-Arnoldit një rol të ri në mesfushë, pasi portugezi raportohet se e sheh reprezentuesin anglez si një opsion për qendrën e fushës.
Sipas Cadena SER, Mourinho beson se ish-lojtari i Liverpoolit i ka cilësitë teknike të nevojshme për të kontrolluar ndeshjet nga mesi i fushës.
Për këtë arsye, trajneri mund ta testojë Alexander-Arnoldin në këtë pozicion gjatë javëve të ardhshme.
Që prej transferimit te Real Madridi, Alexander-Arnold ka luajtur kryesisht në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Megjithatë, Mourinho po shqyrton mënyra të reja për ta shfrytëzuar më mirë aftësinë e tij në pasime dhe cilësitë teknike.
Ideja vjen në një moment kur Mourinho po formëson alternativat e tij për mesfushën para fillimit të sezonit të ri.
Real Madridi raportohet se ka përdorur skemën 4-2-3-1 gjatë ndeshjeve përgatitore, ndërsa portugezi po teston kombinime të ndryshme në repartin e mesfushës./Telegrafi/


