Please enter at least 3 characters.

Mourinho po kërkon mbrojtës, Mustafi mund të transferohet te Roma

2021/08/1002679164-scaled-1.jpg
473:"Fußball 1. Bundesliga 33. Spieltag FC Schalke 04 - Eintracht Frankfurt am 15.05.2021 in der Veltins Arena in Gelsenkirchen Shkodran Mustafi Schalke DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video. *** Football 1 Bundesliga 33 Matchday FC Schalke 04 Eintracht Frankfurt on 15 05 2021 at Veltins Arena in Gelsenkirchen Shkodran Mustafi Schalke DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and or quasi video xHDx
23:"imago images/Revierfoto

Shkodran Mustafi ka më shumë se dy muaj që është një futbollist i lirë.

Mbrojtësi shqiptar ishte pjesë e Schalke 04 nga janari deri në qershor, por pas largimit nga elita e futbollit gjerman të klubit ai është larguar.

Shumë skuadra të njohura evropiane e kanë kërkuar shqiptarin, por deri më tani nuk ka arritur asnjëra marrëveshje.

Levante, Celta Vigo, Genoa, Fiorentina, Fenerbahce, Gotzepe e Besiktas kanë qenë skuadrat e interesuara për lojtarin.

Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti italian Roma, që është në kërkim të një mbrojtësi.

Jose Mourinho dëshiron një mbrojtës të katërt qendre dhe Mustafi po shikohet si zgjidhja ideale.

Shqiptari mund të bashkohet me Giallorosët si transferim i lirë derisa në kryeqytetin italian po diskutohet afrimi i tij.

Sigurisht që për mbrojtësin shqiptar kalimi te Roma do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.

29-vjeçari ka një karrierë të pasur pasi më parë ka luajtur edhe te Hamburgu, Evertoni, Sampdoria, Valencia e Arsenali. /Telegrafi/