Mourinho pa disponim: Le të flasin “specialistët” (Video)
Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho nuk ishte fare në disponim që të flasë para gazetarëve pas fitores ndaj Benficas.
United triumfoi me rezultat 2-0 ndaj Benficas dhe arriti të bëjë hap të madh drejt sigurimit të kualifikimit për fazën tjetër.
Një autogol nga Mile Svilar dhe një penalti e Daley Blind vulosën fitoren për Djajtë e Kuq.
Megjithatë, Mourinho preferoi të thumbojë ata që ai i quan “specialistë”.
“Është më mirë që specialistët të komentojmë ndeshjen për mua se sa unë të jap mendimin tim”.
“Unë paguhem të bëj më të mirën, gjë që e bëj çdo ditë. Specialistët paguhen për të komentuar punën time, kështu që i lini të komentojnë”, potencoi Mourinho për BT Sport.
“Ne nuk jemi kualifikuar ende? E shihni? Katër fitore dhe nuk mjafton. Ne duhet të shkojmë në atë pikë”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/


