Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Nuk jam armiku i Unitedit, por do të shkoj në Old Trafford për ta fituar ndeshjen

2019/12/JoseMourinhoslosk-2.jpg
273:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 30: Jose Mourinho, Spurs manager gives instructions during the Premier League match between Tottenham Hotspur and AFC Bournemouth at Tottenham Hotspur Stadium on November 30, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho do të kthehet në Old Trafford të mërkurën mbrëma, për herë të parë që nga shkarkimi, mirëpo trajneri i ri i Tottenham Hotspur thotë se nuk është armik i Manchester Unitedit.

Portugezi i kaloi dy vjet e gjysmë në krye të Djajve të Kuq, ndërsa në dhjetor të vitit 2018, atij iu tregua dera. Ai do të luajë me klubin e ri ndaj ish-punëdhënësve, ndërsa ka pranuar se pritet një reagim i përzier nga tifozët lidhur me prezencën e tij në stadium.

"Unë nuk jam karakteri negativ, unë nuk jam një armik", është përgjigjur Mourinho kur është pyetur lidhur me raportet e tij me Unitedin.

Ole Gunnar Solskjaer dhe Jose Mourinho (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

"Unë jam trajneri që po përpiqet të fitojë te Manchester Unitedi. (Ole Gunnar) Solskjaer është njeriu që do të përpiqet ta fitojë ndeshjen për Unitedin, prandaj është e natyrshme se ata do ta mbështesin atë dhe jo e mua".

"Më pëlqen të luaj ndeshje të mëdha, më pëlqen të luaj ndaj ekipeve më të mira dhe të kthehem në vendet ku kam qenë i lumtur. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me tifozët e Manchester United. Jam kthyer si analist dhe u befasova me pritjen e bukur", ka deklaruar më tej trajneri i Tottenhamit. /Telegrafi/