Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Interin mundohem ta shikoj gjithmonë, do vijë koha kur Juve do ketë mungesë trofeve

2018/03/Jose-Mourinho-Inter-e1520850434174.jpg
297:"MADRID, SPAIN - MAY 22: Head coach Jose Mourinho of Inter Milan celebrates his team's victory at the end of the UEFA Champions League Final match between FC Bayern Muenchen and Inter Milan at the Estadio Santiago Bernabeu on May 22, 2010 in Madrid, Spain. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedi, Jose Mourinho, është kthyer edhe një herë të flas për Interin.

Portugezi ka folur edhe për sistemin VAR, mundësinë për të qenë trajner i Përfaqësues së Italisë, por nuk mungoi edhe komenti për Juventusin.

“VAR? Është përdorur në një nga ndeshjet e mija, por nuk më pëlqeu sepse më anuloi një gol për një pozicion jashtë loje milimetrik. E dua në futboll, por ende nuk po zbatohet në mënyrë korrekte", ka thënë Mourinho për Rai Sport.

“Interi? Këto vite pa trofe duhet të pranohen. Jam një tifoz i madh i tyre dhe ja pse kjo më bënë të vuaj, por edhe Juventusi do të ketë kohë të tilla. Nuk mund të fitosh përgjithmonë".

(Foto: Getty Images)

“Shumë njerëz nuk kanë pritur që Juve të triumfojë ndaj Tottenhamit, por unë po".

"United-Juve në çerekfinale? Duhet të mundim Sevillan fillimisht. Conte? Janë disa probleme mes nesh, por Antonio dhe unë kemi bërë gjërat e duhura".

"Do stërvitje Italinë? Nuk do e bëja, nuk është se nuk ndjej pasion për vendin, por se ka shumë trajner të mirë në Itali dhe nuk ka nevojë ata të marrin një të huaj", shtoi për fund Special One. /Telegrafi/