Mourinho ia fal medaljen e tij fansit të Manchester United (Video)
08/08/2017
Jose Mourinho vazhdon t’i falë medaljet kur humbet në finale.
Pas humbjes nga Real Madridi në finalen e Superkupës së Evropës, Jose Mourinho medaljen e tij ia ka dorëzuar një fansit të Manchester Unitedit.
The Telegraph shkruan se Mourinho tashmë ka histori në faljen e medaljeve.
Jose Mourinho ka thënë se ajo medalje për fëmijën ka një rëndësi shumë të madhe, derisa ai do ta vendoste në ndonjë kënd të shtëpisë.
“Ndonjëherë nuk i mbaj medaljet kur fitoj, imagjinoni kur humb. Për atë fëmijë ajo medalje është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.
Golat nga Casemiro e Isco i dhanë fitoren Real Madridit ndaj Manchester Unitedit, golin e vetëm për të cilin e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku.
https://www.dailymotion.com/video/x5wctr6


