Please enter at least 3 characters.

Mourinho e filloi zënkën pas një provokimi nga asistenti i Sarrit

2018/10/Jose-Mourinho-2-e1540046066213.jpg
319:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 20: Stewards hold back Jose Mourinho, Manager of Manchester United as he clashes with the Chelsea backroom staff during the Premier League match between Chelsea FC and Manchester United at Stamford Bridge on October 20, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndeshja mes Chelseat dhe Manchester Unitedit përfundoi me rezultat 2-2, por fundi i takimit ishte dramatik së në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Në momentin që Blutë  barazuan rezultatin në minutat shtesë të takimit me anë të Ross Barkley, banka rezervë e klubit nga Londra shpërtheu nga gëzimi.

Por, ishte asistenti i Maurizio Sarrit, Marco Ianni, që e teproi paksa me festën e tij.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Njeriu që ishte së bashku me trajnerin italian edhe te Napoli festoi golin e Barkleyt te banka e Unitedit dhe në një moment u ndal para Jose Mourinhos.

Kjo nuk i pëlqeu aspak trajnerit të Djajve të Kuq, i cili menjëherë iu vërsul Iannit.

Që e gjitha kjo mos të eskalonte më shumë u nevojit ndërhyrja e sigurimit të stadiumit, lojtarëve dhe personave nga stafi teknik i të dy skuadrave (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Kontakti fizik mes të dyve nuk ndodhi pasi sigurimi dhe pjesëtarë të stafit nga të dy anët ndërhyrë shumë shpejtë.

Edhe pse nuk kishe mbetur shumë minuta në fushë, ky incident mjaftoi që edhe mes lojtarëve të tensionohen raportet. /Telegrafi/