Please enter at least 3 characters.

Mourinho: De Gea dëshiron të vazhdojë me Unitedin

2018/11/Jose-Mourinho-De-Gea-e1543419823652.jpg
311:"LONDON, ENGLAND - MARCH 13: David De Gea of Manchester United and Jose Mourinho manager of Manchester United applaud the crowd after during The Emirates FA Cup Quarter-Final match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on March 13, 2017 in London, England. (Photo by Ian Walton/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedit, David de Gea, insiston se portieri spanjoll dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e Djajve të Kuq.

Së fundi është folur për një kalim të 28-vjeçarit te Juventusi, por kështu nuk mendon Speical One.

“Ai është një portier i klasit botëror", ka thënë Mourinho për faqen zyrtare të klubit.

(Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

"Ai është portieri më i mirë në botë dhe ne kemi nevojë për portierin më të mirë në botë dhe gjithashtu kemi nevojë edhe për lojtarë që janë më të mirët në botë".

"Në këtë rast, ne kemi portierin më të mirë në botë dhe ai dëshiron të qëndrojë".

"E di që agjenti është i lumtur të bëjë atë që lojtari dëshiron dhe gjithashtu bordi dëshiron që ai të qëndrojë, dhe fatmirësisht, herët apo vonë, ata arritën në një konkluzion të mirë", ka shtuar Mourinho.

Më herët ishte folur edhe për një kalim të De Geas te Real Madridi, por me ardhjen e Thibaut Courtois këta zëra i përkasin të kaluarës. /Telegrafi/