")
Please enter at least 3 characters.

Motrat Bain kthehen në shtëpi (Video)

2016/01/f.0513090425909_m.gif

Policët që kanë gjetur vajzat kanë thënë se gjatë tri ditëve të fundit ato as ka ngrënë e as kanë pirë, mirëpo pas kontrollit është vërejtur se janë shëndoshë dhe pa lëndime, ndonëse ishin të frikësuara dhe të lodhura.

Arsyeja pse Adam Mayes (35), një mik i familjes Bain, ka kryer këtë lloje krimi, ende nuk dihet. Policia, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk kanë deklaruar asgjë nga ato çfarë kanë rrëfyer vajzat.

Vjehrra e tij, megjithatë thotë se ai e ka vrarë nënën dhe motrën më të madhe që të mund të rrëmbente motrat e vogla, sepse ai besonte se ato janë vajzat e tij. Është po ashtu e ditur se kundër tij është ngritur më parë akuza për pedofili, por se në fund nuk është dënuar. Asnjë nga këto supozime nuk konfirmohet momentalisht zyrtarisht.

Gjatë kohës që Maeys kalonte me vajzat, në një moment ai është prezantuar si babai i tyre. Ekspertët besojnë se kjo ndoshta ka qenë arsyeja pse nuk i ka vrarë, sepse edhe “kriminelët më të këqij ndahen në ata që duan, ata që nuk duan, dhe ata që nuk ia ndien për asgjë”.

I përshkruar si mik i familjes, i cili ishte si dajë për vajzat, Mayes ka shkuar në shtëpi gjoja për ta ndihmuar familjen të paketohet për të shkuar në Arizona. Në vend të kësaj ai ka vrarë nënën dhe vajzën e madhe në garazhin e shtëpisë, i ka futur kufomat në shtëpi, ka marrë vajzat e vogla dhe ka shkuar në jug me gruan e tij në një vend tjetër.

Autoritetet thonë se Mayes e njohtë burrin e Jo Ann Bainit, Gary, dhe se një kohë ata ishin baxhanakë.

Gary Bain i ka thënë policisë se gruaja dhe vajzat ishin në gjumë kur është kthyer në mbrëmje dhe se kishin shkuar ditën tjetër kur ai është zgjuar. Ai mendon se vajzat kanë shkuar në shkollë dhe Jo Ann diku tjetër. Por, nuk lajmërohej në celular.

Në orës 8 të mbrëmjes telefon Policinë për të raportuar zhdukjen e tyre.

Dy ditë më vonë policia ka intervistuar Mayesin i cili pranoi se ishte i fundit që ka parë nënën dhe vajzat më 27 prill, por policia nuk kishte dëshmi për krim. Dhe, nuk dihej nëse Jo Ann ka braktisur burrin dhe ka marrë fëmijët me vete.

Krimineli me vajzat e rrëmbyera është fshehur në mal, jo larg shtëpisë së tij në Misisipi, në një zonë ku ka shumë kasolle të gjuetisë apo objekte të ngjashme, të cilat i ka përdorur për strehim.

Në momentin kur i ka vërejtur policia, Mayes me vajzat janë shtrirë me fytyrë për toke, 100 metra prapa një kishe në Memfis. Ndërsa, kur janë urdhëruar të ngritën me duart lartë, ai e vret veten me plumb në kokë.

Pas kësaj, vajzat – sipas policisë – “kanë reaguar mirë dhe me relaksim”, ndërsa motra e madhe ka thënë. “Tash mund të kthehemi në shtëpi”.

“Ishte shumë i mirë (plumbi) për të. Por, është dashur të vuante më shumë”, thotë Beverly Goodman, tezja e Jo Ann. “Shpresoja se do ta zinin të gjallë, sepse doja të përgjigjej në disa pyetje për të cilat tash nuk do të kem kurrë shpjegim”. /Telegrafi/