Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Kosovë

2020/05/jhs1-mot-i-ftohte-dhe-me-vranesira.jpg

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosoves, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/