Moti sot në Kosovë
15/10/2017
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas IHK-së, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së./Telegrafi/


