Please enter at least 3 characters.

Moti sot dhe nesër në Kosovë

2019/04/mot-me-shi-foto-ridvan-slivova-02-e1508825121681-780x439.jpg

Mbi vendin tonë sot dhe nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë vlera pozitive në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/