Please enter at least 3 characters.

Moti sot, borë – mëngjeset dhe mbrëmjet me ngrica  

2021/02/dite-me-bore-ne-kryeqytet-foto-ridvan-slivova-03.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të ketë reshje do bore të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

IHK thekson se ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezentë gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/